Prill 20, 2021 09:57 Europe/Tirane
  • Eragçi: Ne nuk kemi një marrëveshje të përkohshme

Në përgjigje të disa raporteve të rreme në mediat perëndimore të hënën në mbrëmje, Zëvendës Ministri i Jashtëm iranian dhe Kryetari i Ekipit Negociator iranian në Vjenë theksoi se nuk duhet të ketë diskutim mbi "marrëveshjen e përkohshme" ose çështje të ngjashme në bisedimet midis Republikës Islamike të Iranit dhe grupi 4 + 1.

Sipas IRNA, "Seyyed Abbas Eragçi " deklaroi se Republika Islamike e Iranit po flet vetëm për hapin e fundit atë të heqjes së sanksioneve shtypëse kundër popullit iranian dhe thashethemet si planet hap pas hapi ose "marrëveshja e përkohshme" janë të pabazuara. Negociatori i lartë iranian në Vjenë gjithashtu vuri në dukje se Republika Islamike e Iranit, siç theksoi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që negociatat të zvarriten dhe në të njëjtën kohë nuk do të nxitojnë për të arritur një përfundim. Bisedimet duhet të zhvillohen me kujdes dhe në interes tw pozicioneve të vendit.  Në fund, Eragçi tha se çdo vendim mbi procesin dhe rezultatet e bisedimeve do të merret në Teheran dhe ekipi negociator do t'u raportojë zyrtarëve të lartë mbi statusin e bisedimeve në mënyrë të vazhdueshme. Komisioni i Përbashkët i marrëveshjes bërthamore do të vazhdojë sot në Vjenë, kryeqyteti i Austrisë, me praninë e delegacionit iranian dhe përfaqësuesve të grupit P4 + 1. Delegacioni iranian do të kryesohet nga Seyed Abbas Eragçi, Zëvendës Ministri i Jashtëm iranian dhe nga Enrique Mora, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian.   

Tags