Rabi’i: Ekziston mundësia për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore nga aspekti teknik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107112-rabi’i_ekziston_mundësia_për_ringjalljen_e_marrëveshjes_bërthamore_nga_aspekti_teknik
Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit deklaroi se nga aspekti teknik ekziston mundësia e heqjes së sanksioneve që shkelin marrëveshjen bërthamore dhe ringjalljen e plotë të kësaj marrëveshje në kohën më të shkurt të mundshme.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 20, 2021 08:59 Europe/Tirane
  • Rabi’i: Ekziston mundësia për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore nga aspekti teknik

Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit deklaroi se nga aspekti teknik ekziston mundësia e heqjes së sanksioneve që shkelin marrëveshjen bërthamore dhe ringjalljen e plotë të kësaj marrëveshje në kohën më të shkurt të mundshme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Rabi’i, zëdhënësi i Qeverisë së Iranit, në konferencën për shtyp, shtoi: “Në marrëveshje nuk kemi kurrfarë nxitimi për realizimin e të drejtave tona legjitime dhe nuk pranojmë të tërhiqemi nga asnjë prej qëndrimeve tona që kemi marrë në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit deklaroi: “Përkundër disa pretendimeve, edhe qeveria e Amerikës në periudhën më të shkurt të mundshme mund të kthehet në zbatimin e zotimeve të veta që ka shkelur me daljen nga marrëveshja bërthamore, edhe Irani pas vërtetimit të heqjes së sanksioneve në veprim, mund të kthehet në zbatimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore”.

Rabi’i gjithashtu duke vë në dukje përpjekjet e Qeverisë së Iranit për blerjen e vaksinës kundër virusit Korona, tha: “Irani ka qenë prej vendeve të para që ka bërë regjistrimin për blerjen e vaksinës kundër virusit Korona nga mekanizmi COVAX, mirëpo sanksionet e padrejta dhe të paligjshme kanë penguar importimin e vaksinës në Iran. Pavarësisht këtyre vështirësive, Irani ka arritur të finalizojë marrëveshjen për blerjen e 60 milionë dozave të vaksinës Sputnik V nga Rusia, vazhdimin e projektit për prodhimin e përbashkët me Kubën të vaksinës kundër virusit Korona, ndërkohë që edhe njëra prej vaksinave iraniane është në fazën e fundit të testimit njerëzor dhe së shpejto do të prodhohet dhe do të futet në procesin e vaksinës”.