Ministri i jashtëm i Pakistanit mbërrin në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107130-ministri_i_jashtëm_i_pakistanit_mbërrin_në_iran
Ministri i Jashtëm pakistanez Shah Mahmud Kureshi mbërriti në Teheran për bisedime me zyrtarë të lartë iranianë mbi marrëdhëniet e ndërsjella dhe çështjet e fundit rajonale të sigurisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 20, 2021 15:46 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Pakistanit mbërrin në Iran

Ministri i Jashtëm pakistanez Shah Mahmud Kureshi mbërriti në Teheran për bisedime me zyrtarë të lartë iranianë mbi marrëdhëniet e ndërsjella dhe çështjet e fundit rajonale të sigurisë.

Kureshi arriti në kryeqytetin iranian të Martën për një vizitë zyrtare tre-ditore, e cila po zhvillohet me ftesë të homologut të tij iranian, Muhamed Xhavad Zarif. Sipas një deklarate të martën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit, diplomati i lartë pakistanez gjatë qëndrimit të tij në Teheran planifikon të ketë bisedime të nivelit të delegacionit me Zarif, Presidentin Hasan Ruhani dhe Kryetarin e Parlamentit Muhamed Baker Ghalibaf. Ministri i Jashtëm pakistanez gjithashtu do të udhëtojë në qytetin e shenjtë Mash'had. Gjatë vizitës, zyrtarët iranianë dhe pakistanezë do të hapin vendkalimin e tretë kufitar midis dy vendeve. Zarif dhe Kureshi do të "rishikojnë marrëdhëniet dypalëshe me qëllim thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme", thekson deklarata e MPJ të Pakistanit. "Të dy palët do të diskutojnë situatën rajonale të sigurisë duke përfshirë zhvillimet e fundit në procesin e paqes në Afganistan dhe mosmarrëveshjen në Xhamu & Kashmir. Ata gjithashtu do të diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit rajonal nën ombrellën e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik, "shton deklarata.