Përvjetori i vdekjes së hazretit Hadixhe(sa)
(last modified Fri, 23 Apr 2021 06:54:43 GMT )
Prill 23, 2021 08:54 Europe/Tirane
  • Përvjetori i vdekjes së hazretit Hadixhe(sa)

Hazreti Hadixhe ishte një zonjë e nderuar dhe e pasur e cila kishte reputacion të madh në kohën e saj dhe ishte gruaja e parë e cila i ka besuar Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s..

Hazreti Muhamed s.a.v.s. shumë herë e ka prezantuar këtë zonjë si një prej grave të përkryera të botës dhe gjithashtu një prej grave më të mira. Hazreti Hadixhe ka vdekur në vitin e 10 pas shpalljes së profetësisë dhe pak kohë pas vdekjes së Abu Talibit. Më 10 Ramazan të vitit 10 hixhri kameri, ishte dita ndarjes dhe e përshëndetjes së fundit me "Nënën e Besimtarëve", Hazreti Hadixhen, bashkëshorten e dashur të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Kjo ditë shënoi fundin e jetës bashkëshortore 25 vjeçare të Hazretit Hadixhe (s.a.) dhe Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Me vdekjen e Hazretit Hadixhe (s.a.), Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. mbeti vetëm në pikëllimin e ndarjes. Kjo ngjarje ndodhi vetëm pak kohe pas vdekjes së Ebu Talibit, xhaxhait të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Humbja e këtyre dy të dashurve, shkaktoi një pikëllim aq të madh për Hazretin Muhamed s.a.v.s. sa që ai këtë vit e emëroi "Viti i Pikëllimit". RTV i Republikës Islamike të Iranit (IRIB) shpreh ngushëllime me rastin e përvjetorit të vdekjes së Hazretit Hadixhe (s.a.).

Tags