Gatishmëria e Iranit për të ndihmuar Indinë në luftën kundër koronavirusit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107370-gatishmëria_e_iranit_për_të_ndihmuar_indinë_në_luftën_kundër_koronavirusit
Ministri i Shëndetësisë i Iranit njoftoi gatishmërinë e Iranit për të ndihmuar Indinë në luftën kundër virusit Corona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 25, 2021 15:51 Europe/Tirane
  • Gatishmëria e Iranit për të ndihmuar Indinë në luftën kundër koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë i Iranit njoftoi gatishmërinë e Iranit për të ndihmuar Indinë në luftën kundër virusit Corona.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Said Namaki, Ministri i Shëndetësisë i Iranit, të Dielën në një letër për Harash Ward Han, Ministrin e Shëndetësisë të Indisë, duke shprehur keqardhje për nivelin e lartë të infektimit dhe vdekshmërinë e qytetarëve të atij vendi nga pandemia e Covid-19, shkroi: "Menaxhimi i pandemisë ekzistuese nuk do të jetë i mundur përveçse me simpatinë, solidaritetin, bashkëpunimin dhe ndihmën e të gjitha vendeve nën hijen e drejtësisë, eliminimit të diskriminimit dhe sanksioneve". Në këtë letër, Namaki theksoi se megjithëse Irani po përballet me sanksione shtypëse dhe presionet që rezultojnë prej tyre, por duke u  mbështetur në potencialet vendase, duke përdorur përvojën dhe njohuritë e shkencëtarëve vendas, si dhe me një koordinim të gjerë shkencor, ka qenë në gjendje të kalojë me komplikacion sa më pak të mundshëm këtë valë të tmerrshme të pandemisë. India raportoi më shumë se 346 mijë raste me coronavirus brenda një dite, derisa numri i përgjithshëm u rrit në më shumë se 16 milionë. Ministria e Shëndetësisë në Indi raportoi gjithashtu 2,624 viktima brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të fataliteteve në 189 mijë. Kjo vjen derisa spitalet në Indi raportojnë për mungesa kritike të shtretërve dhe furnizimeve me oksigjen.