Irani synon vendosjen e sanksioneve ndaj disa autoriteteve të BE
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se është përgatitur një listë e sanksioneve ndaj disa autoriteteve të Bashkimit Evropian, mirëpo kjo iniciativë akoma nuk është finalizuar.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në konferencën për shtyp, në lidhje me këtë që po thuhet se qeveria e Joe Biden nuk po heq sanksionet ndaj Iranit dhe çfarë garancie ekziston për heqjen e të gjitha sanksioneve, tha: “Ne nuk bëjmë dallim mes sanksioneve dhe nga pikëpamja jonë, të gjitha ato sanksione janë të lidhura me marrëveshjen bërthamore dhe qeveria e Amerikës e ka për detyrë të heqë të gjithë ato sanksione”.
Khatibzade në lidhje me negociatat e Vjenës në kuadër të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore dhe perspektivën e tyre, gjithashtu ka thënë: “Ne nuk kemi kurrfarë interesim për zgjatjen e negociatave dhe zvarritjen e bisedimeve, ndërsa nga ana tjetër, gjithashtu nuk kemi kurrfarë nxitimi. Natyrisht se nëse e vërejmë se nuk ekziston vullnet politik, me patjetër se nuk do të vazhdojmë bisedimet. Kjo çështje është shumë e rëndësishme”.
Said Khatibzade në lidhje me standardet e dyanshme në fushën e të drejtave të njeriut të cilat po i ndjek Perëndimi dhe po improvizon dosje të të drejtave të njeriut ndaj Iranit dhe në lidhje me veprimin reciprok të Iranit, deklaroi: “E kaluara e evropiane në fushën e të drejtave të njeriut nuk ka lënë kurrfarë respekti për Evropën, sidomos për disa shtete të veçanta evropiane. Për fat të keq ata të cilët po politizojnë të drejtat e njeriut, janë vetë tradhtarët kryesor të të drejtave të njeriut. Irani pas iniciativës së Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj autoriteteve iraniane, ka pezulluar të gjitha bisedimet me BE dhe ka përgatitur një listë të sanksioneve ndaj autoriteteve të BE, mirëpo kjo iniciativë akoma nuk është finalizuar”.
Në lidhje me negociatat e Vjenës dhe kufizimet e qeverisë së Biden në sistemin politik të Amerikës për heqjen e sanksioneve, Khatibzade tha: “Ka shumë kohë që më nuk bëhet fjalë për planin hap pas hapi. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, përgjegjës të drejtpërdrejt të vendimeve janë qeveritë. Të gjitha e dinë se presidenti i Amerikës e posedon këtë mundësi që të heqë sanksionet”.