Në Vjenë zhvillohet takimi trepalësh, Iran, Rusi, Kinë
Takimi trepalësh për koordinim u zhvilluar mes shefave të delegacioneve të Iranit, Rusisë dhe Kinës.
Në prag të rifillimit të takimeve të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore në Vjenë të Austrisë, sot (të martën) u zhvilluar një takim trepalësh koordinues mes shefave të delegacioneve të Iranit, Rusisë dhe Kinës në përfaqësinë e përhershme të Iranit në Vjenë.
Në këtë takim, palët kanë shqyrtuar zhvillimet më të fundit në situatën e bisedimeve në lidhje me kthimin e mundshëm të Amerikës në marrëveshjen bërthamore dhe heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Iranit, ndërsa kanë kërkuar heqjen në një vend të sanksioneve të Amerikës si një kusht të domosdoshëm për kthimin e SHBA-ve në marrëveshjen bërthamore.
Shefat e delegacioneve të Republikës Islamike të Iranit, Rusisë dhe Kinës kanë theksuar unifikimin e plotë të qëndrimeve të të tre delegacioneve dhe nevojën për vazhdimin e bisedimeve dhe koordinimeve serioze në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme mes të tre vendeve gjatë këtyre negociatave.
Takimi i ardhshëm i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore rifillon sot me pjesëmarrjen e delegacioneve të Iranit dhe të shteteve të grupit 4+1 dhe të përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Vjenë të Austrisë.