Irani Islamik në zi për martirizimin e Imam Aliut (AS)
(last modified Tue, 04 May 2021 07:39:01 GMT )
May 04, 2021 09:39 Europe/Tirane
  • Irani Islamik në zi për martirizimin e Imam Aliut (AS)

Irani Islamik është në hidhërimin dhe pikëllimin e zisë për martirizimin e Imam Aliut (AS), Imami i parë Shiit i botës.

Ceremonitë speciale për natën e 21-të të muajit të Ramazanit, natën e dytë prej netëve të Kadrit dhe për përvjetorin e martirizimit të Imam Aliut (a.s.) u organizuan në të gjithë Iranin Islamik me angazhimin e gjerë të besimtarëve në të gjithë vendin. Me këtë rast në xhamitë dhe objektet e tjera fetare u organizuan programe përkatëse fetare me leximin e Kur'anit dhe me këndimin e lutjeve të ndryshme deri në kohën e syfyrit. Gjatë këtyre ceremonive, gjithashtu, janë kënduar elegji për përvjetorin e martirizimit të Imam Aliut (a.s.). Xhamia e Imam Rezait (a.s.) në Mashhad gjatë këtyre ditëve ka qenë më aktive se rajonet e tjera të Iranit dhe aty besimtarë nga vende të ndryshme të botës dhe myslimanët kryejnë rituale fetare dhe zhvillojnë programe të ndryshme përkatëse për Ramazanin, netët e Kadrit dhe për përvjetorin e martirizimit të Imam Aliut (a.s.). Vlen të theksohet se sot më 21 Ramazan 1442 hixhri kameri që përkon me 4 majin 2021, është përvjetori i martirizimit të Imam Aliut (a.s.), imamit të parë të myslimanëve shiitë të botës. Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit me rastin e përvjetorit të martirizimit të Imam Aliut (a.s.), shpreh ngushëllime për të gjithë myslimanët e botës dhe dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.).

Tags