Shkatërrimi i prerë i regjimit sionist në të ardhmen e afërt
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107832-shkatërrimi_i_prerë_i_regjimit_sionist_në_të_ardhmen_e_afërt
Sekretari i përgjithshëm i konferencës ndërkombëtare për mbështetjen e Intifadës së Palestinës ka deklaruar se shkatërrimi i prerë i regjimit sionist do të ndodhë në të ardhmen e afërt.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 05, 2021 10:16 Europe/Tirane
  • Shkatërrimi i prerë i regjimit sionist në të ardhmen e afërt

Sekretari i përgjithshëm i konferencës ndërkombëtare për mbështetjen e Intifadës së Palestinës ka deklaruar se shkatërrimi i prerë i regjimit sionist do të ndodhë në të ardhmen e afërt.  

Husejn Amir Abdulahjan, sekretari i përgjithshëm i konferencës ndërkombëtare për mbështetjen e Intifadës së Palestinës, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, deklaroi: “Kodsi në të ardhmen jo shumë të largët do të çlirohet dhe vendi i Palestinës do të jetë dëshmitar i formimit përsëri të shtetit të unifikuar të Palestinës me kryeqytet Kods”.

Amir Abdulahjan duke shpjeguar rëndësinë dhe sukseset e emërimit të Ditës Botërore të Kodsit, deklaroi: “Kjo iniciativë e Imam Khomejnit (ra) është bërë shkak që të përkufizohet rishtazi çështja e Palestinës si një plagë e vjetër dhe historike në opinionin publik të botës, në Umetin Islamik dhe sidomos në rajon dhe në këtë mënyrë vëmendja e të gjitha qarqeve është përqendruar në këtë çështjeje. Dita Botërore e Kodsit është një rast për grupet dhe subjektet e Palestinës që të ecin në rrugën e unitetit, bashkimit dhe solidaritetit dhe lufta kundër pushtuesve sionist dhe mbështetja e çlirimit të Kodsit të shenjtë dhe Palestinës duhet të jetë çelës i unitetit dhe bashkimit. Dita e Kodsit është diskursi i unitetit për të mbështetur Palestinës dhe rezistencën kundër regjimit sionist”.