Boshti i Rezistencës nuk ka lejuar shlyerjen e çështjes së Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107834-boshti_i_rezistencës_nuk_ka_lejuar_shlyerjen_e_çështjes_së_kodsit
Kryetari i kongresit të dytë ndërkombëtar të Kodsit të shenjtë ka theksuar se Boshti i Rezistencës nuk ka lejuar shlyerjen e çështjes së Kodsit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 05, 2021 10:26 Europe/Tirane
  • Boshti i Rezistencës nuk ka lejuar shlyerjen e çështjes së Kodsit

Kryetari i kongresit të dytë ndërkombëtar të Kodsit të shenjtë ka theksuar se Boshti i Rezistencës nuk ka lejuar shlyerjen e çështjes së Kodsit.

Ajetullah Alireza A’rafi, kryetari i kongresit të dytë ndërkombëtar për Kodsin e shenjtë, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Iran Press, deklaroi: “Amerikanët me plane dhe komplote të reja janë munduar që ta shlyejnë dhe heqin nga skena çështjen e Kodsit të shenjtë, mirëpo me praninë e Boshtit të Rezistencës, dështuan planet e tyre. Amerikanët me krijimin e grupit terrorist ISIS dhe planin për normalizimin e marrëdhënieve të arabëve me regjimin sionist, kanë synuar ndryshimin e ekuacioneve rajonale, por që me praninë efikase të Boshtit të Rezistencës, nuk kanë mundur të realizojnë qëllimet e tyre. Martirizimi i gjeneral Kasem Solejmani ishte projektuar për ta hequr nga skena Boshtin e Rezistencës, mirëpo me martirizimin e komandantëve të rezistencës, Boshti i Rezistencës është bërë edhe më i fuqishëm. Ne gjithashtu kërkojmë nga Umeti Islamik dhe nga të rinjtë e vendeve islame që të qëndrojnë kundër planit për normalizimin e marrëdhënieve të shteteve arabe me regjimin sionist kundër bisedimeve me armikun numër një të botës islame”.