Khatibzade: Kthimi i Amerikës në marrëveshjen bërthamore varet nga vetë ata
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se kthimi i Amerikës në marrëveshjen bërthamore varët nga vetë Uashingtoni, sepse marrëveshja bërthamore ringjallet atëherë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin vendimet e duhura politike.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sa’id Khatibzade ka thënë: “Në një intervistë me kanalin televiziv NBC, e kam bërë të qartë se kthimi i SHBA-ve në marrëveshjen bërthamore varet 100% nga vetë Amerika. Marrëveshja bërthamore ringjallet vetëm nëse SHBA-të marrin vendimet e duhura politike dhe të kenë kuptuar se bisedimet në lidhje me këtë marrëveshje kanë përfunduar në qershor të vitit 2015, atëherë kur Amerika ka nënshkruar këtë marrëveshje”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu ka reaguar ndaj akuzave të pabaza të Marokut në kuadër të ndihmës ndaj planeve të Amerikës dhe regjimit sionist në rajonin e Azisë Qendrore dhe i ka vlerësuar ato kundër qarqeve besnike ndaj idealit të drejtë të Palestinës.
Sa’id Khatibzade në reagim ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm të Marokut të bëra në një linjë të drejtpërdrejtë me anëtarët e lobit sionist AIPAC, ka deklaruar: “Shteti i Marokut për shkak të paaftësisë së vet në zgjidhjen e çështjeve rajonale, duke mbështetur regjimin kriminel sionist, përsëri ka paraqitur akuza të pavërteta dhe të pabaza ndaj Republikës Islamike të Iranit. Këto akuza të pabaza të Markut ndaj Iranit, janë bërë në kudër të ndihmës për planet e Amerikës dhe të regjimit sionist në rajon dhe kundër qarqeve besnike ndaj idealit të drejtë të Palestinës. Është për të ardhur keq që qeveria e Marokut e cila aktualisht mbanë kryesinë e Komitetit të Kodsit, në rrethana kur bota islame më shumë se në çdo kohë tjetër ka nevojë për bashkim dhe unitet, është duke ndihmuar realizimin e qëllimeve të armiqve të Umetit Islam duke u munduar të devijojë vëmendjen nga çështjet kryesore të botës islame që janë përballja kundër agresioneve ndaj Kodsit të shenjtë dhe mbrojtja e të drejtave të popullit të Palestinës”.