Ghalibaf: Kërkojmë heqjen e plotë të të gjitha sanksioneve
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit ka theksuar se Irani kërkon heqjen e plotë të të gjitha sanksioneve.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, ditën e diele në seancën plenare të Parlamentit, deklaroi: “Në harmoni me politikat e përcaktuara të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ne kërkojmë heqjen e plotë, praktike dhe të menjëhershme të të gjitha sanksioneve të Amerikës ndaj Iranit. Nëse të gjitha sanksionet hiqen plotësisht dhe vërtetohet në veprim efekti ekonomik i heqjes së sanksioneve, atëherë nuk do të vonohemi as edhe një orë për t’u kthyer në zbatimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore”.
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit vuri në dukje faktin se iniciativa për veprim është në duart e Iranit dhe tha: “Armiqtë në vend të ambicieve të tepruara dhe vonesës në bisedimet e Vjenës, të kthehen në zbatimin e plotë dhe praktik të zotimeve të tyre dhe të mos e vonojnë më tepër heqjen e sanksioneve, për arsye se me kalimin e kohës do të shtohen shpenzimet e tyre për t’u kthyer në marrëveshjen bërthamore”.
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit gjithashtu kërkoi nga delegacioni negociator i Iranit që në mënyrë të fuqishme të ecë në kuadër të politikave të përcaktuara nga lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit. Ghalibaf theksoi: “Ligji për veprim strategjik i Parlamentit Islamik të Iranit për heqjen e sanksioneve është bërë shkak për çeljen e drynave të industrisë atomike të Iranit dhe është krijuar potenciali i duhur për delegacionin negociatr për zhvillimin e bisedimeve”.