Sulmohet konsullata iraniane në Qerbela
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i108068-sulmohet_konsullata_iraniane_në_qerbela
Të Dielën në mbrëmje, burimet e lajmeve raportuan se disa protestues kishin sulmuar konsullatën e Republikës Islamike të Iranit në qytetin Qerbela.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 10, 2021 09:39 Europe/Tirane
  • Sulmohet konsullata iraniane në Qerbela

Të Dielën në mbrëmje, burimet e lajmeve raportuan se disa protestues kishin sulmuar konsullatën e Republikës Islamike të Iranit në qytetin Qerbela.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, burimet e lajmeve raportuan se protestuesit i vunë flakën murit të jashtëm të konsullatës iraniane.  Ndërkohë, forcat irakiane të sigurisë në Qerbela janë përballur me protestuesit, njoftoi kanali irakian i lajmeve Saberin.  Protestuesit në Irak, të cilët në muajt e fundit thuhet se kanë marrë fonde të konsiderueshme nga ambasadat e disa vendeve arabe në jug të Gjirit Persik, edhe më parë kanë sulmuar konsullatat e Republikës Islamike të Iranit në Basra dhe Najaf.  Kohët e fundit, disa analistë kanë paralajmëruar për përpjekje në prapaskenë të disa grupeve për të prishur marrëdhëniet miqësore dhe strategjike Iran-Irak, të cilat më shumë se kurrë janë manifestuar në luftën kundër grupit terrorist ISIS.