Gjeneral Haxhizade: Kemi shënuar progres të madh në sistemet kundërajrore
Komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi: “Gjatë viteve të fundit kemi shënuar progres dhe suksese të mëdha në sistemet e radarit dhe të mbrojtjes kundër ajrore”.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Amir Ali Haxhizade gjatë ceremonisë së prezantimit të komandantit të ri të bazës së mbrojtjes kundërajrore “Khatemul-Anbija”, ka forluar në lidhje me progresin dhe sukseset e shënuar në sistemet e mbrojtjes kundërajrore dhe tha: “Në hulumtimet dhe ndërtimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore duke përfshijë sistemet e radarit, sistemet raketore dhe të luftës elektronike, është shënuar progres i madh gjatë viteve të kaluara dhe sot janë finalizuar shumë suksese të tilla dhe kemi produkte prej tyre. Përdorimi i këtyre sistemeve ka nevojë për një komandë dhe kontroll me precizitet shumë të lartë dhe kjo është një punë shumë më ndryshe në krahasim me punën e sistemeve sulmuese dhe është armiku ai që e cakton se nga cila rrugë vjen dhe natyrisht sistemi i kontrollit komandues që përdor këto sisteme, ka ndërlikimet e veta të veçanta. Prandaj, sot përgjatë disa fazave të cilat i kemi vërejtur në të kaluarën, kjo komandë e kontrollit është plotësuar dhe ne sot kemi një zhvillim edhe më të madh në këtë sferë dhe do të reduktojmë mangësitë e kaluara gjithnjë e më shumë. Kjo bazë (baza e përbashkët e mbrojtjes kundërajrore) është një bazë e Ushtrisë dhe Gardës Revolucionare. Do të thotë se forcat e Gardës Revolucionare veprojnë përkrah forcave të Ushtrisë në këtë bazë dhe me ndihmën e njëri-tjetrit duhet të administrohen këto sisteme të shumta të vendit në fushën e mbrojtjes ajrore”.