Bisedë midis "Gjeneral Qaani" dhe "Ismail Haniyeh" rreth zhvillimeve në Gaza
Komandanti i Forcës Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike bisedoi në telefon me shefin e byrosë politike të Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike (Hamas) për zhvillimet e fundit në Gaza.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, gjeneral "Ismail Qaani", komandanti i Forcës Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, të Shtunën foli me telefon me "Ismail Haniyeh", shefi i zyrës politike të Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike "Hamas" ", me të cilin bisedoi në lidhje me zhvillimet e fundit në Gaza. Në këtë telefonatë, gjeneral Qaani vlerësoi përgjigjen unike dhe të suksesshme të rezistencës ndaj agresionit të armikut sionist dhe mbrojtjes së kombit palestinez. Komandanti i Forcës Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike gjithashtu dënoi brutalitetin e regjimit okupues në Kods. Ismail Haniyeh në këtë telefonatë nga ana e tij tha: Kjo betejë e Kodsit është beteja e të gjithë bijve të kombit palestinez dhe gjithashtu vlerësoi pozicionin e Iranit në mbështetje të kombit palestinez. Natën e kaluar, gjeneral Ismail Qaani gjithashtu foli në telefon me Ziad al-Nakhala, sekretarin e përgjithshëm të lëvizjes Palestineze Xhihadi Islamik, me të cilin bisedoi rreth zhvillimeve të fundit në konfliktin në territoret e okupuara. Përplasjet midis rezistencës palestineze dhe regjimit sionist filluan pas përfundimit të ultimatumit ndaj Tel Avivit, që ky i fundit t'i jepte fund agresionit në Kods dhe Xhamisë Al-Aksa. Ndërsa regjimi sionist vazhdon të vrasë popullin palestinez para syve të botës, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë dalë në krah të tij.