Prezantohet super kompjuteri “Simorgh” në Universitetin Amir Kabir të Iranit
Super kompjuteri “Simorgh” është prezantuar në mënyrë zyrtare gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen e Muhamed Xhavad Azeri Xhehrami, ministri i telekomunikacionit, në Universitetin Amir Kabir në Teheran.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se kapaciteti për përpunimin e të dhënave të super kompjuterit “Simorgh” është mbi një petaFlops që aktualisht ka filluar punën në ditën e përurimit me gjysmë petaFlops në ditë që pas dy muajve dhe në fund të fazës së parë do të ofrojë shërbimeve me potencialin e plotë.
Flops është njësia për matjen e shpejtësisë së përpunimit të të dhënave nga kompjuteri.
Super kompjuteri “Simorgh” mund të përdoret në funksione të reja siç është analiza e të dhënave dhe punës së reaktorëve, hulumtimet mbi lëndët kimike për prodhimin e medikamenteve të reja, inteligjencën industriale, përkryerjen e universit, analizën e të dhënave të mëdha, zgjedhjet e gjërave, krijimin e imazheve, krijimin e lojërave, krijimin e kloneve shkencore, në fushën e meteorologjisë, për analizimin e të dhënave gjenetike dhe për kryerjen e funksioneve të tjera shkencore.