Kalibaf kritikon bashkësinë ndërkombëtare për heshtjen ndaj krimeve sioniste
Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit kritikoi heshtjen e komunitetit ndërkombëtar, organizatave humanitare dhe të Kombeve të Bashkuara përballë krimeve sioniste kundër popullit palestinez.
Sipas agjencisë IRNA, "Mohammad Baqer Kalibaf", Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit, në kuadër të bisedave telefonike me Kryetarët e Asambleve të vendeve Islamike, të Mërkurën bisedoi "Marzouq Ali Al-Ghanem", Kryetari i Asamblesë së Kuvajtit, me të cilin foli në lidhje me krimet e fundit të regjimit pushtues në Gaza dhe Palestinë. Në këtë bisedë telefonike, Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit, duke iu referuar tërbimit të shfrenuar të regjimit sionist në hijen e mbështetjes së SHBA, tha: Sot, dhimbja e përbashkët e vendeve islamike është gjakderdhja e grave dhe fëmijëve në Palestinë. Kalibaf shtoi: Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare, organizatave humanitare dhe Kombeve të Bashkuara është befasuese në kontekstin e krimeve më të urryera dhe të dhimbshme që bëhen kundër njerëzimit në këtë pjesë të tokës Islame. Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit deklaroi: Bota Islame nuk e toleron heshtjen përballë shtypjes dhe masakrës së myslimanëve dhe është e nevojshme që të gjithë myslimanët në botë të punojnë më shumë për të eliminuar këtë tumor kancerogjen. Në këtë bisedë telefonike, Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit, Marzouq Ali Al-Ghanem, i quajti ngjarjet e fundit në Rripin e Gazës dhe Palestinë një krim kundër myslimanëve të këtij rajoni dhe theksoi: Ruajtja e unitetit të të gjitha vendeve myslimane kundër shtypjes dhe dhunës së sionistëve është një detyrim fetar, njerëzor, islamik dhe moral. Forcat pushtuese sioniste të hënën e kaluar (10 maj) filluan sulme brutale në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, duke martirizuar 218 palestinezë dhe duke plagosur me qindra të tjerë.