Ruhani: Sanksionet nuk mund të pengojnë zhvillimin dhe progresin e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i108554-ruhani_sanksionet_nuk_mund_të_pengojnë_zhvillimin_dhe_progresin_e_iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në ceremoninë e përurimit të disa projekteve kombëtare në industrinë e petrokimisë, theksoi: “Përurimi i pesë projekteve kombëtare gjatë periudhës së fundit ka treguar shumë qartë se populli i Iranit po vazhdon rezistencën e vet dhe sanksionet dhe presionet ekonomike nuk mund të pengojnë rrugën e zhvillimit dhe progresit të Iranit”.  
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 20, 2021 15:46 Europe/Tirane
  • Ruhani: Sanksionet nuk mund të pengojnë zhvillimin dhe progresin e Iranit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në ceremoninë e përurimit të disa projekteve kombëtare në industrinë e petrokimisë, theksoi: “Përurimi i pesë projekteve kombëtare gjatë periudhës së fundit ka treguar shumë qartë se populli i Iranit po vazhdon rezistencën e vet dhe sanksionet dhe presionet ekonomike nuk mund të pengojnë rrugën e zhvillimit dhe progresit të Iranit”.  

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke thënë se përurimi i 17 projekteve të mëdha në industrinë e petrokimisë gjatë një viti të kaluar, nuk ka qenë punë e lehtë, mirëpo sot kemi realizuar këtë premtim, shtoi: “Është veprim i çmuar dhe krenar për faktin se Qeveria e Iranit gjatë një viti të kaluar ka arritur të vazhdojë programin për zhvillim në industrinë e petrokimisë dhe të realizojë premtimet e veta dhe sot potenciali i prodhimit në industrinë e petrokimisë së Iranit nga 56 milionë tonë është rritur në 100 milionë tonë. Në tetë vitet e kaluara janë shtuar 130 miliardë dollarë në të ardhurat e eksportit jonaftor që në krahasim me vitet e mëparshme është shënuar një rritje me 59%”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: “Gjatë dy-tre muajve të fundit një prej brengave më të rëndësishme të qeverisë ka qenë mënjanimin e dy problemeve të mëdha, njëra pandemia Korona dhe sanksionet që me ndihmën e Zotit të madhëruar, do t’i mënjanojmë të dy këto probleme, sidomos pasi që palët perëndimore në Vjenë kanë pranuar që t’i heqin sanksioneve kryesore ndaj industrisë së naftës e petrokimisë e deri te ato mbi kompanitë e siguracioneve dhe Bankën Qendrore të Iranit”.