Prezantohen suksese të reja strategjike të Gardës Revolucionare në fushën e dronëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i108602-prezantohen_suksese_të_reja_strategjike_të_gardës_revolucionare_në_fushën_e_dronëve
Tre suksese të rëndësishme të Gardës Revolucionit të Iranit janë prezantuar në fushën e dronëve dhe të mbrojtjes kundërajrore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 21, 2021 09:57 Europe/Tirane
  • Prezantohen suksese të reja strategjike të Gardës Revolucionare në fushën e dronëve

Tre suksese të rëndësishme të Gardës Revolucionit të Iranit janë prezantuar në fushën e dronëve dhe të mbrojtjes kundërajrore.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në prag të datës 3 khordad të kalendarit iranian, “Ditës së Rezistencës, Sakrificës dhe Fitores”, gjatë një ceremonie me praninë e gjeneral Husejn Salami, komandantit të përgjithshëm të Gardës Revolucionare, janë prezantuar 3 suksese të rëndësishme dhe strategjike në fushën e mbrojtjes dhe ushtarake të Gardës Revolucionare në fushën e dronëve dhe mbrojtjes kundërajrore. Droni super i rënd dhe me trup të shtrirë me emrin “Gaza” me një larmi të gjerë në misione në fusha të vëzhgimit, luftarake dhe zbulimit dhe me kapacitet fluturimi 35 orë, ishte suksesi i parë mbrojtës i Gardës Revolucionare që gjeneral Husejn Salami ka vizituar fazat e prodhimit dhe ndërtimit të këtij droni. Ky dron i peshës së rënd gjatë misioneve luftarake ka kapacitetin për të bartur 13 bomba me rreze veprimi deri në 2000 kilometra dhe gjithashtu ka kapacitet për të bartur 500 kg lloje të ndryshme të pajisjeve për grumbullimin e informacioneve sinjaleve të ndryshme. Droni i prezantuar me emrin “Gaza” përveç funksioneve ushtarake dhe mbrojtëse, mund të kryejë misione të ndryshme edhe në vëzhgimin e maleve, operacioneve emergjente, shpëtimin dhe dërgimin e ndihmave të ndryshme gjatë ngjarjeve dhe fatkeqësive natyrore siç janë vërshimet dhe tërmetet.

Prezantimi i sistemit raketor tokë-ajër i prodhimit iranian me emrin “9 Dej” me kapacitet të përballjes me lloje të ndryshme të kërcënimeve në distanca të afërta siç janë raketat Cruise, bombat e avionëve dhe llojeve të dronëve dhe shkatërrimin e tyre, si dhe sistemi i radarit “Kods” me kapacitet për dislokim në pozicione të ndryshme dhe zhvendosje të shpejtë; ishin sukseset e tjera që janë prezantuar sot nga komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit.