Hapet ekspozita e sukseseve ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit
(last modified Sun, 23 May 2021 15:31:30 GMT )
May 23, 2021 17:31 Europe/Tirane
  • Hapet ekspozita e sukseseve ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit

Ekspozita e sukseseve dhe të arriturave ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit është hapur sot në Teheran.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në prag të përvjetorit të çlirimit të qytetit Khorramshehr dhe Ditës së Rezistencës, Sakrificës dhe Fitores, është hapur ekspozita e sukseseve dhe të arriturave ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit në fushën e luftës tokësore me pjesëmarrjen e Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit dhe gjeneral Amir Hatami, ministrit të mbrojtjes së Iranit.

Në këtë ekspozitë që u hap nga Organizata e Industrisë Mbrojtëse të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, janë prezantuar sukseset dhe të arriturat më të fundit në fushën e raketave kundër automjeteve të blinduara, raketave tokë-tokë dhe taktike, llojeve të armëve dhe municionit inteligjent dhe automjetet e gjeneratës së fundit luftarake taktike në sektorin civil si dhe pajisje të përparuara industriale në fushën e naftës, gazit, minierave, lëndëve kimike si dhe pajisje dhe produktet të mbrojtjes biologjike.

Tags