Eragçi: Është rënë dakord për heqjen e 95% të sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i108704-eragçi_Është_rënë_dakord_për_heqjen_e_95_të_sanksioneve
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit theksoi se është arritur një marrëveshje për heqjen e 95% të sanksioneve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 23, 2021 16:16 Europe/Tirane
  • Eragçi: Është rënë dakord për heqjen e 95% të sanksioneve

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit theksoi se është arritur një marrëveshje për heqjen e 95% të sanksioneve.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Sejed Abas Eragçi", Zëvendësministri i Jashtëm iranian, pasi u kthye nga bisedimet e Vjenës, të dielën mori pjesë në një takim të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit Islamik të Iranit dhe paraqiti një raport ku tha se 95 % e sanksioneve janë hequr. Eragçi shtoi: "Pesë përqind e sanksioneve gjithashtu po negociohet, dhe ky 5 përqindësh do të hiqet në vazhdimin e negociatave." Zëvendësministri i Jashtëm iranian tha se sanksionet janë diskutuar në nivelin e sektorëve dhe në nivelin e personave dhe shtoi: Në nivelin e personave 1100 sanksione nga 1500 të vendosura ndaj personave fizikë dhe juridikë, janë hequr ndërsa 400 sanksionet e tjera po diskutohen. Ai shprehu shpresën se heqja e sanksioneve do të vërtetohet në praktikë dhe do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së popullit iranian.