Irani: Nuk do të lejohet qasja mbikëqyrëse e ANEA-s
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i108724-irani_nuk_do_të_lejohet_qasja_mbikëqyrëse_e_anea_s
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se në rast të vazhdimit të marrëveshjes së mëparshme të Iranit dhe ANEA, nuk do të lejohet qasja mbikëqyrëse e ANEA-s mbi qendrat atomike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 24, 2021 08:34 Europe/Tirane
  • Irani: Nuk do të lejohet qasja mbikëqyrëse e ANEA-s

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se në rast të vazhdimit të marrëveshjes së mëparshme të Iranit dhe ANEA, nuk do të lejohet qasja mbikëqyrëse e ANEA-s mbi qendrat atomike të Iranit.

Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e hënë në konferencën për shtyp, në lidhje me vazhdimin e mundshëm dhe me kusht për një muaj të marrëveshjes së Iranit dhe ANEA-s, tha: “Vazhdimi i mundshëm i marrëveshjes së Iranit me ANEA-në ndodhet në fazën e shqyrtimit përfundimtar dhe menjëherë pas finalizimit të këtij procesit, do të bëhet e ditur për publikun”.

Khatibzade duke thënë se është shënuar përparim i konsiderueshëm në bisedimet e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vjenë, theksoi: “Qeveria e Amerikës duhet të distancohet nga fjalori politik i qeverisë së mëparshme dhe të heqë dorë nga fushata e dështuar e presionit maksima të cilën e ka ndjekur qeveria e Trump ndaj popullit iranian. Standard dhe kriter i vlerësimit për Iranin është teksti origjinal i marrëveshjes bërthamore dhe ajo çfarë është shkruar në këtë marrëveshje ndërkombëtare duhet të zbatohet pikë për pikë. Përfitimi i Iranit nga paragrafët përkatës me heqjen e sanksioneve në kuadër të marrëveshjes bërthamore duhet të garantohet në mënyrë të prerë dhe patjetër pas heqjes së sanksioneve, do të vërtetohet ky proces dhe Irani është i gatshëm në shkëmbim të këtij përparimi të ndalë zbatimin e hapave kompensues që ka ndërmarrë më parë. Kjo që marrëveshja bërthamore ka mbijetuar deri më tani është për shkak të durimit strategjik të Teheranit, ndërkohë që Amerika me të gjithë forcën e saj ka bërë përpjekje për ta shkatërruar marrëveshjen bërthamore kurse Evropa duke moszbatuar zotimet e veta, ka zhdukur të gjitha mundësit për përfitimin ekonomik të Iranit nga kjo marrëveshje. Pra, ka qenë Irani ai i cili edhe ka ndërmarrë veprime dhe masa efikase, por edhe veprimet e Iranit janë ndërmarrë në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Kështu që duhet shfrytëzojë sa më shumë këtë rast për interesat e veta”.

Khatibzade gjithashtu në lidhje me organizimin e zgjedhjeve presidenciale në Siri, tha se Irani mbështet procesin politik në Siri dhe një delegacion i Parlamentit të Iranit është dërguar në Siri në rolin e mbikëqyrësit mbi procesin e zgjedhjeve presidenciale. Ai shtoi: “Këto zgjedhje ashtu si të gjitha proceset e tjera demokratike, mund të ndihmojë stabilitetin dhe paqen në Siri dhe vendet e tjera duhet të heqin dorë nga ndërhyrja e pavend dhe përçarëse në Siri”.

Në lidhje me marrëdhëniet e Teheranit dhe Riadit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha: “Politika e Iranit në lidhje me bisedimet dhe negociatat rajonale, nuk ka ndryshuar dhe Republika Islamike e Iranit mirëpret pjesëmarrjen e Arabisë Saudite në bisedimet rajonale me kusht që ky vend të ndjekë politikë konstruktive dhe të heqë dorë nga politikat e mërzitshme të kaluara”.