7 kandidatë konfirmohen për zgjedhjet presidenciale të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i108764-7_kandidatë_konfirmohen_për_zgjedhjet_presidenciale_të_iranit
Shtabi i Zgjedhjeve të Iranit me anë të një komunikate për media, ka publikuar emrat e kandidatëve të konfirmuar për zgjedhjet presidenciale të Republikës Islamike të Iranit të cilët janë konfirmuar nga ana e Këshillit të Rojave të Kushtetutës së Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 25, 2021 17:20 Europe/Tirane
  • 7 kandidatë konfirmohen për zgjedhjet presidenciale të Iranit

Shtabi i Zgjedhjeve të Iranit me anë të një komunikate për media, ka publikuar emrat e kandidatëve të konfirmuar për zgjedhjet presidenciale të Republikës Islamike të Iranit të cilët janë konfirmuar nga ana e Këshillit të Rojave të Kushtetutës së Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Shtabi i Zgjedhjeve të Iranit në këtë komunikatë ka thënë: “Në zbatimin e nenin 60 zë ligjit për zgjedhjet presidenciale, deklaron për qytetarët iranianë se emrat e kandidatëve të konfirmuar nga Këshilli i Rojave të Kushtetutës për zgjedhjet presidenciale të Republikës Islamike të Iranit janë si në vijim:

Z. Sa’id Xhalili me kodin zgjedhor 22

Z. Mohsen Rezai, me kodin zgjedhor 44

Z. Sejed Ibrahim Ra’isi, me kodin zgjedhor 33

Z. Alireza Zakani, me kodin zgjedhor 55

Z. Sejed Amir Husejn Ghazizade Hashemi me kodin zgjedhor 66

Z. Mohsen Mehr Alizade me kodin zgjedhor 77

Z. Abdunaser Hemati me kodin zgjedhor 88

Në bazë të nenit 66 të ligjit zgjedhor, fushata elektorale e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të Iranit zyrtarisht fillon që nga dita e publikimit të emrave të tyre nga ana e Ministrisë së Brendshme e Iranit dhe vazhdon deri 24 orë para fillimit të votimit.

Vlen të theksohet se zgjedhjet presidenciale të Iranit do të zhvillohen më 18 qershor të vitit 2021.