Ruhani: Zgjedhjet me pjesëmarrje të gjerë, garantojnë legjitimitetin e sistemit shtetëror
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i108806-ruhani_zgjedhjet_me_pjesëmarrje_të_gjerë_garantojnë_legjitimitetin_e_sistemit_shtetëror
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale me pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve, garanton legjitimitetin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 26, 2021 13:37 Europe/Tirane
  • Ruhani: Zgjedhjet me pjesëmarrje të gjerë, garantojnë legjitimitetin e sistemit shtetëror

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale me pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve, garanton legjitimitetin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e Qeverisë, vuri në dukje afrimin e kohës së organizimit të zgjedhjeve presidenciale të Iranit dhe tha: “Zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve në Iran konsiderohet garanci për legjitimitetin e sistemit shtetëror dhe pjesëmarrja sa më e madhe është qëllimi kryesor në këto zgjedhje”.

Ruhani në vazhdim vuri në dukje përpjekjet e Iranit për neutralizimin e sanksioneve dhe shtoi: “Progresi i negociatave në Vjenë mund të vërehet qartë dhe në kemi arritur në dakordim në lidhje me çështje të rëndësishme, por natyrisht se akoma kanë mbetur çështje të tjera të cilat janë duke u diskutuar dhe ne i konsiderojmë ato si çështje që mund të zgjidhen. Megjithatë Amerika së pari duhet të zbatojë zotimet e veta dhe pastaj ne hyjnë në fazën e ndjekjes së zotimeve tona”.