Nevoja për të ndëshkuar penalisht zyrtarët sionistë si kriminelë lufte
Mizoritë e Izraelit janë shembuj të qartë të gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit dhe shkelje e parimeve njerëzore, që duhet të ndiqen penalisht në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
"Maxhid Takht-e Revançi, përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, në një takim të Këshillit të Sigurimit mbi mbrojtjen e civilëve në një konflikt të armatosur, duke përmendur shembujt e mizorive sioniste në territoret e okupuara Palestineze tha: Regjimi izraelit ka kryer krime ndërkombëtare në sulmin e fundit në Gaza dhe zyrtarët e tij duhet të vihen para drejtësisë. Terrorizmi dhe krimi janë mjetet e regjimit sionist për të ruajtur ekzistencën e tij të paligjshme. Në rastet e fundit në Gaza, i njëjti trend u përsërit në një shkallë të gjerë dhe për shkak të pasivitetit dhe heshtjes përballë krimeve izraelite, si dhe mbështetjes së SHBA dhe disa vendeve evropiane për këtë regjimin, Këshilli i Sigurimit dështoi të të përmbushë detyrat e veta dhe nuk arriti të nxirrte as edhe një deklaratë të butë për shtyp me të cilën të bënte thirrje për t'i dhënë fund sulmit ndaj civilëve në Gaza. Sionistët, në fakt, i kanë realizuar qëllimet e tyre përmes vrasjes. Masakra në Deir Yassin më 9 prill 1948, është një shembull i qartë i terrorizmit sionist, në të cilin 56 fëmijëve iu prenë kokat dhe 60 gra u copëtuan. Më 22 qershor 1976, në një krim tjetër kriminelët sionistë sulmuan kampin Tal Zarat, duke vrarë 2,500 palestinezë. Më 15 shtator 1982, sionistët masakruan palestinezët në kampet Sabra dhe Shatila; Disa u varrosën të gjallë në varre masive dhe gratë u përdhunuan. Sulmi çoi në vrasjen e 4,000 njerëzve, kryesisht gra dhe fëmijë. Si rezultat i të tilla krimeve, 1,400 palestinezë u martirizuan gjatë luftës 22-ditore në Gaza. Gjithashtu në Luftën e Dytë të Gazës, më 24 nëntor 2012, e cila u bë e njohur si Lufta Tetë Ditore, sionistët martirizuan rreth 200 palestinezë duke përdorur një larmi armësh të ndaluara, të tilla si bombat me fosforin e bardhë. Më shumë se 2,000 palestinezë u vranë në luftën e tretë në Gaza, e cila filloi më 8 korrik 2014 dhe zgjati 51 ditë. Aktualisht rreth 2 milion palestinezë në Gaza, të cilët kanë qenë nën rrethim nga toka, ajri dhe deti që nga viti 2006, për shkak të situatës së vështirë të shpërthimit të virusit Korona dhe mungesës së rëndë të ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, janë në rrezik serioz dhe kërcënim për jetën. Heshtja e organizatave ndërkombëtare, Këshillit të Sigurimit dhe mosveprimi i liderëve evropianë përballë krimeve të regjimit izraelit nuk do të thotë asgjë tjetër përveçse mbështetje e kriminelëve të luftës. Deklaratat e Takht-e Revançi, përfaqësuesi i Iranit në Kombet e Bashkuara, janë gjithashtu një kritikë e qartë ndaj veprimeve të Këshillit të Sigurimit dhe organit të KB për të drejtat e njeriut, të cilët, me mosveprimin e tyre, kanë inkurajuar udhëheqësit e regjimit kriminal të Izraelit që të kryejnë edhe më shumë krime.