Mbahet shorti për programet e kandidatëve presidencialë iranianë
Ceremonia e shortit për programet televizive të fushatës elektorale të kandidatëve të zgjedhjeve të 13-ta presidenciale të Iranit, u mbajt në Qendrën Ndërkombëtare të Konferencave të Radios dhe Televizionit të Iranit.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, shtatë kandidatë për zgjedhjet e 13-ta presidenciale në Iran u informuan për të drejtën për të reklamuar dhe prezantuar programet e tyre në rrjetet radiotelevizive të RTV të Republikës Islamike të Iranit IRIB, sipas orareve të programeve të caktuara për ta. Në këtë short u caktua koha se kur, Seyyed Amir Hussein Ghazizadeh Hashemi, Mohsen Rezaei, Alireza Zakani, Seyyed Ebrahim Raisi, Mohsen Mehr Alizadeh, Abdolnasser Hemmati dhe Saeed Jalili, do të marrin pjesë në programe radiotelevizive. Në hedhjen e shortit ishin përfaqësues të kandidatëve për president, kreu dhe anëtarët e procesit zgjedhor të Ministrisë së Brendshme dhe drejtori i përgjithshëm i RTV të Republikës Islamike të Iranit, IRIB.