Ruhani: Do të vazhdojë rruga e zhvillimit dhe progresit të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i108858-ruhani_do_të_vazhdojë_rruga_e_zhvillimit_dhe_progresit_të_iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se do të vazhdojë rruga e zhvillimit dhe progresit të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 27, 2021 14:47 Europe/Tirane
  • Ruhani: Do të vazhdojë rruga e zhvillimit dhe progresit të Iranit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se do të vazhdojë rruga e zhvillimit dhe progresit të Iranit.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamik të Iranit, ditën e enjte në ceremoninë e përurimit të disa projekteve kombëtare në kuadër të Ministrisë për Trashëgimi Kulturore, Turizëm dhe Artizanale, deklaroi: “Qeveria e ardhshme gjithashtu mund të vazhdojë programin e përurimit të projekteve kombëtare në çdo javë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë rruga e zhvillimit dhe progresit të Iranit”.

Ruhani shtoi: “Kjo qeveri me përpjekjet dhe veprimet juridike që janë bërë deri më tani, ka arritur të kthejë në vend 2.723 vepra dhe objekte historike të Iranit të cilat mbaheshin në vendet e tjera për shumë vite”.

Presidenti iranian duke vë në dukje rëndësinë e sektorit të turizmit në ekonominë e Iranit, tha: “Turizmi dhe trashëgimi kulturore janë burime dhe resurse të çmuara që krijojnë kapital dhe që krijojnë pasuri dhe punësim dhe tregojnë për të gjithë botën identitetin iranian dhe islamik”.

Ruhani gjithashtu tha: “Heqja e sanksioneve bëhet pas arritjes së marrëveshjes së plotë në lidhje me mënyrën se si duhet vepruar për heqjen e sanksioneve dhe shpresojmë se me kontrollimin e pandemisë së virusit Korona dhe me heqjen e sanksioneve, të krijohen kushte shumë më të mira për popullin e Iranit”.