Vaksina iraniane anti-COVID do të dalë në treg së shpejti
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i108974
Presidenti iranian Hasan Ruhani deklaroi të Shtunën se vaksina anti-COVID-19 e zhvilluar nga Irani do të dalë në treg në fund të muajit Khordad (22 maj - 21 qershor).
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
May 29, 2021 20:21 Europe/Tirane
  • Vaksina iraniane anti-COVID do të dalë në treg së shpejti

Presidenti iranian Hasan Ruhani deklaroi të Shtunën se vaksina anti-COVID-19 e zhvilluar nga Irani do të dalë në treg në fund të muajit Khordad (22 maj - 21 qershor).

Presidenti i RII i bëri deklaratat në Teheran në një takim të shtabit kombëtar të luftës kundër pandemisë së  koronavirusit. Kur vaksina e prodhuar në vend të hyjë në treg, kushtet do të bëhen më të mira, atëherë vaksinimi do të fillojë për disa ditë, njoftoi Presidenti Ruhani. Ai më tej shprehu shpresën se vaksinimi publik do të kishte përfunduar deri në fund të verës. Brenda tre ose katër muajve, vaksinimi i të gjithë popullsisë mund të përfundojë, nënvizoi presidenti iranian.