Irani prodhon një milion dozat e para të vaksinës Cov Iran Barakat
(last modified Sun, 30 May 2021 11:49:03 GMT )
May 30, 2021 13:49 Europe/Tirane
  • Irani prodhon një milion dozat e para të vaksinës Cov Iran Barakat

Drejtoresha për vlerësimin e testimeve njerëzore të vaksinës "Cov Iran Barakat" ka deklaruar se aktualisht janë prodhuar një milion doza të vaksinës Cov Iran Barakat.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se znj. Dr. Minu Mahraz, drejtoresha e vlerësimit të testimeve njerëzore të vaksinës "Cov Iran Barakat", deklaroi: "Një milionë dozat e para të vaksinës Cov Iran Barakat janë prodhuar aktualisht dhe brenda tre muajve të ardhshëm do të shtohet kapaciteti i prodhimit të kësaj vaksine deri në 18 milionë doza".

Dr. Minu Mahraz shtoi: "Pavarësisht sanksioneve, specialistët iranianë kanë arritur ta bëjnë këtë punë të madhe dhe kjo vaksinë krijon imunitet dhe ka efikasitet të madh dhe shpresojmë që sa më shpejtë të vendoset në dispozicion të qytetarëve në mënyrë që të arrijmë një përqindje të madhe të vaksinimit".

Hasan Xhalili, drejtori i grupit hulumtues të vaksinës Cov Iran Barakat, deklaroi: "Disa javë më parë kemi filluar punën në fazën industriale për prodhimin e vaksinës dhe deri më tani kemi prodhuar një milion doza dhe pas kryerjes së procedurave përkatëse, do t'ia dorëzojmë Ministrisë së Shëndetësisë".