Përgatitja për votimin e iranianëve jashtë vendit
Kreu i procesit zgjedhor të Iranit njoftoi: Të gjitha kushtet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të 13-të presidenciale të Republikës Islamike të Iranit dhe marrjen e votave nga iranianët jashtë vendit, janë siguruar.
"Jamal Arf", kreu i procesit zgjedhor të vendit, dje në një intervistë me IRIB, pas një takimi të përbashkët me shtabin elektoral jashtë vendit, duke theksuar se Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit është e ngarkuar për mbajtjen e zgjedhjeve jashtë vendit tha: Koordinimi për marrjen e votave nga iranianët jashtë vendit u zhvillua midis shtabit qendror zgjedhor të vendit, shtabit zgjedhor të diasporës dhe Bordit Qendror të Monitorimit të Zgjedhjeve. Kreu i shtabit zgjedhor të vendit shtoi: Përveç artikujve zgjedhorë, në qendrat e votimit jashtë vendit janë dërguar edhe mjetet shëndetësore, në përputhje me udhëzimet shëndetësore. Seyed Kazem Sajjadi, zëvendës shefi Konsullor, i Parlamentit dhe Iranianëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu tha: Në qytete të tjera të mëdha të vendeve të ndryshme ku shumë iranianë janë të pranishëm, në mënyrë që iranianët të mos detyrohen të shkojnë vetëm në kryeqytet për të marrë pjesë në zgjedhje, janë ngritur disa qendra votimi. Me qëllim të koordinimit të organeve që janë përgjegjës për zgjedhjet e 13-të presidenciale dhe me qëllim të inkurajimit të pjesëmarrjes maksimale të iranianëve që jetojnë jashtë vendit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme u mbajt një simpozium i veçantë për zgjedhjet. Zgjedhjet e 13-ta presidenciale në Iran do të mbahen në 18 qershor.