Khatibzade: Në Kanada ka ndodhur një tragjedie e madhe njerëzore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109054-khatibzade_në_kanada_ka_ndodhur_një_tragjedie_e_madhe_njerëzore
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje publikimin e lajmeve për zbulimin e varrit masiv të trupave të fëmijëve të familjeve autoktone në Kanada dhe tha se në historinë e Kanadasë ka ndodhur një tragjedi e madhe njerëzore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 31, 2021 09:21 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Në Kanada ka ndodhur një tragjedie e madhe njerëzore

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje publikimin e lajmeve për zbulimin e varrit masiv të trupave të fëmijëve të familjeve autoktone në Kanada dhe tha se në historinë e Kanadasë ka ndodhur një tragjedi e madhe njerëzore.

Sa’id Khatibzade ditën e hënë në konferencën për shtyp deklaroi se është për të ardhur keq që një vend i cili e fsheh veten prapa maskës së të drejtave të njeriut dhe prapa maskës humaniste, mban një tragjedi kaq të madhe njerëzore në historinë e vet!

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi: “Çështja e popullatës autoktone vazhdon të jetë prej problematikave të rëndësishme në historinë e Kanadasë dhe ne shprehim solidaritet me popullatën autoktone të Kanadasë. Qeveria e Kanadasë gjithnjë duhet ta kujtojë se në çdo kohë që dëshiron të marrë figurë dhe gjest humanist, së pari të trajtojë këto çështje në vendin e vet”.

Khatibzade në lidhje me dërgimin e anijes luftarake iraniane në drejtim të Venezuelës dhe paralajmërimin e autoriteteve amerikane, tha: Theksoi: “Kjo është e drejta e Iranit që ashtu sikur të gjitha vendet e tjera të botës, të jetë i pranishëm në ujërat ndërkombëtare të të gjitha deteve dhe oqeaneve”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu paralajmëroi se askush të mos bëjë llogaritje të gabuara dhe ata të cilët qëndrojnë në shtëpi prej qelqi, të kenë kujdes dhe të mos hedhin gurë në rrugën e Iranit”.  

Khatibazade gjithashtu duke thënë se me ndjeshmëri dhe vëmendje e kujdes të madh po vazhdojmë bisedimet e Vjenës, shtoi: “Negociatat në Vjenë në nivel të tre grupeve kanë shënuar progres të konsiderueshëm, mirëpo akoma kanë mbetur çështje kyçe”.

Në lidhje me heqjen e sanksioneve nga ana e Amerikës dhe se a është paraparë ndonjë mekanizëm i veçantë për vërtetimin e heqjes së sanksioneve, Khatibzade tha: “Të gjitha sanksionet e Amerikës që lidhen me marrëveshjen bërthamore duhet të hiqen në mënyrë të padiskutueshme”.