Qershori është muaji përcaktues dhe historik për popullin e Iranit
Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit theksoi se muaji qershor do të jetë muaji përcaktuar dhe historik për popullin e Iranit të lashtë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Rabi’i, zëdhënësi i Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit, të martën në konferencën për shtyp, deklaroi: “Populli iranian gjatë historisë së tij është përballur me grusht shtete, luftë, terror, sanksione, luftë ekonomike dhe me batica e zbatica të ndryshme, mirëpo gjithmonë ka qëndruar i palëkundur në rrugën e vet. Sistemi republikan kanë qenë një sukses i madh të cilin e kemi ruajtur gjatë periudhave të ndryshme dhe kutitë e votës së qytetarëve janë një trashëgimi e çmuar e historisë me plotë sakrifica për popullin e Iranit, një trashëgimi kjo për të cilën shumë njerëz kanë flijuar jetën e tyre. Prandaj, pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve pranë kutive të votimit dhe në procesin e zgjedhjeve gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit. Prandaj edhe qeveria i bënë thirrje të gjithë qytetarëve për pjesëmarrja sa më të gjerë në zgjedhjet presidenciale të këtij muaji dhe për ta zgjedhur atë kandidat i cili është më afër idealeve të tyre”.
Në lidhje me udhëtimin e dy anijeve luftarake të Iranit në drejtim të Venezuelës, Rabi’i ka thënë: “Nuk ekziston kurrfarë çështje e panatyrshme në marrëdhëniet miqësore dhe në bashkëpunimet midis Iranit dhe Venezuelës. Republika Islamike e Iranit e konsideron të drejtë të saj të pamohushme dhe legjitime që vendos dhe zhvillojë marrëdhënie miqësore me të gjithë popujt dhe vendet e botës në bazë të ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare në të gjitha fushat ekonomike, politike, kulturore dhe ushtarake me qëllim që ta ndjekë procesin e forcimit të bashkëpunimeve bilaterale dhe paqes ndërkombëtare. Anijet luftarake të forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit gjithmonë për qëllime paqësore siç është përballja me piratërinë, kontrabandën dhe për ruajtjen e ambientit, kanë kryer misione të suksesshme në rajonin tonë dhe në rajonet e tjera”.