Gharibabadi: Përtej marrëveshjes bërthamorë, ne nuk pranojmë ndonjë angazhim tjetër
Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, duke deklaruar se bisedimet kanë hyrë në faza të rëndësishme dhe thelbësore, tha: "Irani në fushën bërthamore nuk pranon ndonjë angazhim përtej marrëveshjes bërthamore ".
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Kazem Gharibabadi, Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Organizatat Ndërkombëtare në Vjenë, duke diskutuar mbi negociatat në vazhdim në Vjenë, shtoi: Ajo që është e rëndësishme për delegacionin e Republikës Islamike të Iranit është që nëse arrihet një marrëveshje, Irani në fushën bërthamore nuk do të pranojë ndonjë angazhim përtej marrëveshjes bërthamore dhe të gjitha sanksionet duhet të hiqen dhe të verifikohen. Gharibabadi tha se çështjet janë nën diskutim dhe është e mundur që delegacionet të kthehen në kryeqytetet përkatëse ku do të mbahen konsulta dhe do të merren udhëzimet e nevojshme. Ai shtoi: Nëse këto çështje nuk zgjidhen, natyrisht nuk do të ketë mirëkuptim. Diplomati i lartë iranian gjithashtu deklaroi se është përgatitur dhe po diskutohet shkrimi i tekstit nga një ose dy periudha të mëparshme në tre fusha të heqjes së sanksioneve sipas detyrimeve, angazhimet bërthamore dhe metodat e përmbushjes së këtyre detyrimeve. Ai vazhdoi: Divergjencat janë zvogëluar në secilin raund të bisedimeve, por tani ka disa çështje shumë të rëndësishme dhe kryesore. Vlen të përmendet se të hënën, Seyyed Abbas Eragçi, Zëvendës Ministri i Jashtëm i Iranit, në një deklaratë tha se ne në bisedimet e Vjenës deri më tani kemi bërë progres të mirë dhe kemi arritur çështjet kryesore në mosmarrëveshje. Personalisht, nuk jam i sigurt që negociatat do të përfundojnë në këtë raund, tha ai.