Diskutohen veprimet e fundit të Iranit në lidhje me avionin ukrainas
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109178-diskutohen_veprimet_e_fundit_të_iranit_në_lidhje_me_avionin_ukrainas
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit në bisedë me autoritetet e ICAO ka paraqitur një raport në lidhje me aksidentin e avionit ukrainas duke përfshirë edhe shqyrtimet teknike dhe ndjekjen e procesit gjyqësor të rastit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 02, 2021 14:21 Europe/Tirane
  • Diskutohen veprimet e fundit të Iranit në lidhje me avionin ukrainas

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit në bisedë me autoritetet e ICAO ka paraqitur një raport në lidhje me aksidentin e avionit ukrainas duke përfshirë edhe shqyrtimet teknike dhe ndjekjen e procesit gjyqësor të rastit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mohsen Baharvand, zv/ministri dhe sekretari për çështje juridike dhe ndërkombëtare i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e martë dhe në prag të raundit të tretë të bisedimeve dypalëshe të Republikës Islamike të iranit dhe Ukrainës, ka biseduar me autoritetet e Organizatës Ndërkombëtare për Aviacionin Civil (ICAO)

Mohsen Baharvand me këtë rast ka paraqitur një raport rreth veprimeve të Iranit në lidhje me aksidentin e avionit ukrainas duke përfshirë analizat teknike të aksidentit, ndjekjen e procesit gjyqësor të rastit si dhe duke u solidarizuar me familjet e viktimave, ka shpjeguar edhe mënyrën e pagimit të dëmshpërblimeve për ata. Sipas këtij raporti, disa prej familjeve të viktimave kanë marrë dëmshpërblimet përkatëse.

Salvatore Shiakitano, kryetari i Këshillit të organizatës ICAO, gjatë kësaj bisede ka vlerësuar pozitivisht veprimet e Iranit në lidhje me aksidentin e avionit ukrainas dhe ka theksuar pozitën dhe rolin teknik të këshillit ICAO dhe shmangien nga çfarëdo lloj interesash politike në lidhje me këtë çështje.

Kryetari i Këshillit të organizatës ICAO gjithashtu ka vlerësuar edhe vullnetin serioz të Iranit për të forcuar veprimet teknike për të rritur sigurinë e aviacionit civilë.

Baharvand ditën e martë në krye të një delegacioni, ka shkuar në Kiev të Ukrainës për ta zhvilluar raundin e tretë të bisedimeve dypalëshe mes Iranit dhe Ukrainës në lidhje me rrëzimin e avionit ukrainas.