Zëvendësministri i Mbrojtjes i Iranit në Moskë
(last modified Wed, 02 Jun 2021 18:12:06 GMT )
Qershor 02, 2021 20:12 Europe/Tirane
  • Zëvendësministri i Mbrojtjes i Iranit në Moskë

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Iranit, Gjeneral Hoxhetollah Ghoreishi ka shkëmbyer mendime me homologun e tij rus, Alexander Fomin, mbi çështjet e marrëdhënieve dypalëshe dhe sigurisë së rajonit.

Të dy palët u takuan në Moskë të Mërkurën, sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes. "Palët diskutuan çështjet aktuale të bashkëpunimit dypalësh ushtarak dhe teknik. Zëvendësministrat shkëmbyen gjithashtu mendime mbi çështjet e sigurisë rajonale," tha Ministria. Ata gjithashtu "përsëritën angazhimin e tyre për dialog më të ngushtë dhe zhvillimin e kontakteve në sektorin e mbrojtjes", shton deklarata e Ministrisë Ruse të Mbrojtjes. Të martën, kreu i Shërbimit Federal të Rusisë për Bashkëpunim Ushtarak dhe Teknik, Dmitry Shugayev, e përshkroi të frytshëm bashkëpunimin ushtarak dhe teknik të Moskës me Teheranin, duke thënë se Republika Islamike është e interesuar të marrë lloje të ndryshme të armëve ruse. "Ne kemi marrëdhënie të gjata me Iranin. Ne po zbatojmë angazhime kontraktuale, të cilat ne i morëm përsipër për dërgesat. Ka perspektiva të bashkëpunimit dypalësh ushtarak dhe teknik. Teherani është i interesuar për lloje të ndryshme të armatimit," citoi agjencia e lajmeve TASS këtë zyrtar të lartë ushtarak rus.

 

Tags