Kontrollohet zjarri në rafinerinë e Teheranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109196-kontrollohet_zjarri_në_rafinerinë_e_teheranit
Menaxheri i marrëdhënieve me publikun i rafinerisë së Teheranit të mërkurën në mbrëmje njoftoi kontrollimin e zjarrit në këtë rafineri.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 03, 2021 08:13 Europe/Tirane
  • Kontrollohet zjarri në rafinerinë e Teheranit

Menaxheri i marrëdhënieve me publikun i rafinerisë së Teheranit të mërkurën në mbrëmje njoftoi kontrollimin e zjarrit në këtë rafineri.

Sipas IRNA, "Shaker Khafai" deklaroi se zjarri u ndez në rezervuarin me naftë të rafinerisë, duke theksuar se tani zjarri është kontrolluar dhe është parandaluar përhapja e tij në rezervuarë të tjerë, ndërkohë që njësitë e punës të rafinerisë nuk janë dëmtuar. Menaxheri i marrëdhënieve me publikun i rafinerisë së Teheranit deklaroi se dje në orën 19:30, një zjarr shpërtheu në rezervuarin me naftë të rafinerisë dhe 20,000 fuçi naftë morën flakë, e cila u vu nën kontroll pas rreth tre orësh përpjekje të zjarrfikësve. "Për fat të mirë, nuk pati viktima nga zjarri," tha Shaker Khafai. Për shkak se një produkt si nafta ka marrë flakë, zjarri nuk mund të shuhet por vetëm mund të kontrollohet për të mos u përhapur derisa të jetë djegur i gjithë produkti. Ai deklaroi se nuk ka asnjë mundësi për akt sabotues në vënien e zjarrit në rafinerinë e Teheranit dhe shtoi se shkaku i këtij aksidenti është nën hetim. Natën e kaluar, pasi vizitoi vendin e zjarrit në rafinerinë e Teheranit, Ministri Iranian i Naftës tha: Aksidenti ndodhi në dy depozita të rafinerisë së Teheranit që nuk kishin asnjë rol në prodhimin e rafinerisë.   Rafineria do të fillojë të funksionojë nesër dhe me vullnetin e  Zotit, nuk do të ketë ndërprerje në prodhimin e produkteve të naftës në vend.  Rafineria nuk është dëmtuar dhe ne kemi rezerva të mjaftueshme, tha ai.