Rafineria e naftës së Teheranit kthehet në ciklin e prodhimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109294-rafineria_e_naftës_së_teheranit_kthehet_në_ciklin_e_prodhimit
Drejtori ekzekutiv i kompanisë për prodhimit të naftës në Teheran ka njoftuar për kthimin e kësaj rafinerie në ciklin e prodhimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 04, 2021 10:14 Europe/Tirane
  • Rafineria e naftës së Teheranit kthehet në ciklin e prodhimit

Drejtori ekzekutiv i kompanisë për prodhimit të naftës në Teheran ka njoftuar për kthimin e kësaj rafinerie në ciklin e prodhimit.

Agjencia e lajmeve IRNA ka njoftuar se Hamed Armanfarr të enjten në mbrëmje duke konfirmuar këtë lajm, ka thënë: “Duke marrë parasysh shuarjen e zjarrit në mënyrë plotë nga ana ekipeve të zjarrfikësve, rafineria e naftës në Teheran tanimë është kthyer në ciklin e prodhimit. Të enjten pasdite ka përfunduar operacioni për shuarjen e zjarrit fal përpjekjeve të palodhshme të ekipeve të zjarrfikësve pas 26 orë punë të pandërprerë dhe sakrificë të madhe dhe rafineria e Teheranit tanimë është kthyer në ciklin e prodhimit. Aktualisht nuk ekziston kurrfarë problemi në procesin e prodhimit në këtë rafineri”.