Sot në Iran mbahet debati i parë televiziv i zgjedhjeve presidenciale iraniane
Qershor 05, 2021 09:34 Europe/Tirane
Debati i parë i zgjedhjeve të 13-të presidenciale iraniane do të mbahet sot (e shtunë) në orën 17:00 me kohën e Teheranit.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Iran Press, në këtë debat 3-orësh kandidatët e zgjedhjeve të 13-ta presidenciale do të diskutojnë për çështje ekonomike. Debati i dytë dhe i tretë i zgjedhjeve të trembëdhjeta presidenciale do të mbahen më 7 qershor dhe të shtunën, 12 qershor. Programet e debatit do të transmetohen drejtpërdrejt në radio-televizionin shtetëror të Iranit. Kohëzgjatja e debateve zgjedhore do të jetë tre orë secila. Zgjedhjet e trembëdhjeta presidenciale të Iranit do të mbahen më 18 qershor 2021.
Tags