Ngushëllime për martirizimin e imam Xhafer Sadikut (as)
Irani Islamik është veshur në të zi me rastin e përvjetorit të martirizimit të Imam Xhafer Sadik, imamit të gjashtë të myslimanëve shiitë dhe themeluesit të shkollës juridike shiite në fenë Islame.
Sot më 6 qershor 2021 që përkon me 25 shaval 1442 hixhri kameri, është përvjetori i martirizimit të Imam Xhafer Sadik (a.s.). Me këtë rast myslimanët shiitë në të gjithë botën dhe në veçanti në Iran organizojmë ceremoni për zimbajtje në qendrat dhe vendet fetare. Xhamia e Imam Reza (a.s.) në Mashhad në verilindje të Iranit me këtë rast ishte mikpritës i shumë besimtarëve myslimanë shiitë që marrin pjesë në ceremonitë përkatëse. Vlen të theksohet se Imam Xhafer Sadik (a.s.) gjatë gjithë jetës së tij të frytshme ka zhvilluar një veprimtari të gjerë për arsimimin e myslimanëve dhe ka arritur të vërtetojë për të gjithë myslimanët mësimet e shkollës shiite. Me këtë rast Radio Televizioni i Republikës Islamike të Iranit shpreh ngushëllime për të gjithë myslimanët dhe dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.) në mbarë botën.