Irani paralajmëron IAEA rreth qëndrimit politik të saj
Përfaqësuesi i Iranit nuk e konsideroi të vlefshëm raportin e fundit të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe i bëri thirrje këtij organi të distancohet nga çdo axhendë politike dhe shtoi: Qasja e njëanshme e agjencisë mund të bëhet pengesë për ndërveprimet në të ardhmen.
Sipas IRNA, Kazem Gharibabadi, Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Vjenë reagoi ndaj raportit të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Gharibabadi në një mesazh në lidhje me këtë shkroi: Pozicioni i Grossit pasqyron qasjen e njëanshme të drejtorit të IAEA për ndërveprimet e tij me Iranin dhe injoron nivelin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit midis dy palëve. Kjo qasje mund të bëhet pengesë për ndërveprimet e ardhshme midis dy tyre. Ai ndër të tjera tha: Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike duhet të distancohet nga çdo axhendë politike dhe duhet të marrë një qëndrim të qartë kundër kërcënimit bërthamor të Izraelit dhe tërheqjes së tij nga Traktati i Mospërhapjes. Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), të hënën në një konferencë shtypi në Vjenë tha se nuk ishte bërë asnjë përparim në zgjidhjen e masave mbrojtëse me Republikën Islamike. Ai pretendoi: Qeveria iraniane gjithmonë ka deklaruar se do të bashkëpunojë dhe do të përgjigjet, por nuk e ka bërë atë. Shpresoj që kjo prirje të ndryshojë, por deri më tani nuk kemi bërë ndonjë përparim të prekshëm në asnjë prej çështjeve të masave mbrojtëse.