Ruhani: Programi për modernizimin e ekonomisë është i domosdoshëm
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109502-ruhani_programi_për_modernizimin_e_ekonomisë_është_i_domosdoshëm
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi se modernizimi i ekonomisë së vendit është një nevojë e domosdoshme e ambientit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 08, 2021 14:31 Europe/Tirane
  • Ruhani: Programi për modernizimin e ekonomisë është i domosdoshëm

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi se modernizimi i ekonomisë së vendit është një nevojë e domosdoshme e ambientit.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të martën në mbledhjen e shtabit për koordinim ekonomik të Qeverisë, deklaroi: "Programi për modernizimin e ekonomisë është një nevojë e domosdoshme për ambientin dhe duhet të veprohet me precizitet dhe ndjeshmëri të lartë për sigurimin e kushteve juridike dhe teknike në këtë drejtim. Duhet të ndërmerren masat e nevojshme për hartimin e strategjisë dinamike në këtë fushë dhe për të rritur rolin e saj në ekonominë e madhe të vendit".

Ruhani duke thënë se informimi i qytetarëve në këtë fushë është i domosdoshëm dhe duke marrë parasysh rreziqet në fushën e shkëmbimit të kriptovalutave, duhet shmangur hyrja pa studim në nivel të ekspertëve në këtë fushë, shtoi: "Për t'i bërë legjitime shkëmbimet me kriptovaluta dhe për të mbrojtur kapitalin e qytetarëve në këtë drejtim, sa më shpejtë duhet menduar një rrugëzgjidhje e duhur dhe duhet të vendosen ligjet dhe rregulloret përkatëse".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Rritja e çmimit të mallrave sidomos të artikujve të nevojshëm të qytetarëve nuk është i pranueshëm në asnjë mënyrë dhe Ministria e Industrisë, Minierave dhe Tregtisë duhet të veprojë me seriozitet për kontrollimin e çmimeve dhe për mos lejuar rritjen e tyre".