Serbia bllokon fitoret e Iranit në volejboll
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109616-serbia_bllokon_fitoret_e_iranit_në_volejboll
Ekipi kombëtar i volejbollit të Iranit humbi përballë Serbisë pas pesë fitoreve radhazi në Ligën e Volejbollit të Kombeve për vitin 2021.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 10, 2021 15:30 Europe/Tirane
  • Serbia bllokon fitoret e Iranit në volejboll

Ekipi kombëtar i volejbollit të Iranit humbi përballë Serbisë pas pesë fitoreve radhazi në Ligën e Volejbollit të Kombeve për vitin 2021.

Sipas agjencisë IRNA, ekipi kombëtar iranian i volejbollit sot luajti kundër Serbisë në ndeshjen e tetë të Ligës së Kombeve të Volejbollit për vitin 2021 dhe humbi me rezultatin 3-2.  Seti i parë dhe i tretë i lojës u fitua nga Irani me rezultate 25 me 21 dhe 28 me 26, ndërsa Serbia fitoi setet e dyta, të katërta dhe të pesta me rezultate 25 me 15, 25 me 22 dhe 15 me 8.  "Vladimir Alkeno", trajneri kryesor i ekipit kombëtar iranian të volejbollit, dërgoi ekipin e tij në fushë me një kombinim të ndryshëm nga ndeshjet e mëparshme.  Me këtë rezultat, Irani mbeti në vendin e pestë me 5 fitore dhe 16 pikë.  Ekipi kombëtar iranian i volejbollit nesër do të përballet me Gjermaninë në raundin e nëntë të këtij turneu.