Vendoset e drejta e Iranit për të votuar në Kombet e Bashkuara
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109680-vendoset_e_drejta_e_iranit_për_të_votuar_në_kombet_e_bashkuara
Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara ka njoftuar rivendosjen e së drejtës së votimit të Iranit në këtë organizatë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 11, 2021 15:23 Europe/Tirane
  • Vendoset e  drejta e Iranit për të votuar në Kombet e Bashkuara

Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara ka njoftuar rivendosjen e së drejtës së votimit të Iranit në këtë organizatë.

Majid Takht Revançi në një mesazh shkroi: Pas më shumë se gjashtë muajsh pune për këtë çështje, Kombet e Bashkuara njoftuan sot se kanë marrë pjesën kontributit që ishte shtyrë për një farë kohe.  Takht Revançi theksoi: Të gjitha sanksionet çnjerëzore tani duhet të hiqen.  Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara duke rikujtuar se sanksionet e paligjshme të SHBA jo vetëm që e kanë privuar popullin iranian nga mundësitë e përdorimit të ilaçeve, por gjithashtu kanë parandaluar Iranin që të paguajë detyrimet e prapambetura të Kombeve të Bashkuara.  Një zëdhënës i KB tha të Premten se Irani kishte rifituar të drejtën e tij për të votuar në Asamblenë e Përgjithshme të KB, e cila ishte pezulluar për shkak të mospagimit të borxheve.  Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres kërcënoi të Mërkurën e kaluar se pesë vende, përfshirë Iranin, ishin në rrezik të humbnin të drejtën e tyre për të votuar në Asamblenë e Përgjithshme të KB.