Vendoset e drejta e Iranit për të votuar në Kombet e Bashkuara
Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara ka njoftuar rivendosjen e së drejtës së votimit të Iranit në këtë organizatë.
Majid Takht Revançi në një mesazh shkroi: Pas më shumë se gjashtë muajsh pune për këtë çështje, Kombet e Bashkuara njoftuan sot se kanë marrë pjesën kontributit që ishte shtyrë për një farë kohe. Takht Revançi theksoi: Të gjitha sanksionet çnjerëzore tani duhet të hiqen. Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara duke rikujtuar se sanksionet e paligjshme të SHBA jo vetëm që e kanë privuar popullin iranian nga mundësitë e përdorimit të ilaçeve, por gjithashtu kanë parandaluar Iranin që të paguajë detyrimet e prapambetura të Kombeve të Bashkuara. Një zëdhënës i KB tha të Premten se Irani kishte rifituar të drejtën e tij për të votuar në Asamblenë e Përgjithshme të KB, e cila ishte pezulluar për shkak të mospagimit të borxheve. Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres kërcënoi të Mërkurën e kaluar se pesë vende, përfshirë Iranin, ishin në rrezik të humbnin të drejtën e tyre për të votuar në Asamblenë e Përgjithshme të KB.