Xhahangiri: Zgjedhjet janë rruga e demokracisë në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109912-xhahangiri_zgjedhjet_janë_rruga_e_demokracisë_në_iran
Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se në bazë të të menduarit të Imam Khomejnit (ra), idealeve të Revolucionit Islamik dhe Kushtetutës së Iranit, zgjedhjet janë rruga për realizimin e demokracisë në Iran, prandaj ato konsiderohen edhe parimi dhe themeli kryesor i sistemit republikan të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 16, 2021 13:50 Europe/Tirane
  • Xhahangiri: Zgjedhjet janë rruga e demokracisë në Iran

Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se në bazë të të menduarit të Imam Khomejnit (ra), idealeve të Revolucionit Islamik dhe Kushtetutës së Iranit, zgjedhjet janë rruga për realizimin e demokracisë në Iran, prandaj ato konsiderohen edhe parimi dhe themeli kryesor i sistemit republikan të Republikës Islamike të Iranit.

Is’hak Xhahngiri ditën e mërkurë pas mbledhjes së qeverisë, para gazetarëve deklaroi: “Kushti i nevojshëm për realizimin e pjesëmarrjes sa më të madhe të qytetarëve është ky që organet përkatëse të jenë të zotuar ndaj Kushtetutës ndërsa edhe qytetarët edhe partitë politike të tregojnë ndjeshmëri ndaj zgjedhjeve. Theksimet e vazhdueshme të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me zgjedhjet dhe sidomos për zgjedhjet presidenciale, gjithnjë kanë qenë për pjesëmarrjen sa më të madhe të qytetarëve”.

Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit u shpreh optimist se zgjedhjet e ditës së premte me 18 qershor 2021, do të shndërrohen në një prej ditëve të mira të Republikës Islamike të Iranit.