Ruhani: Populli i Iranit ka rezistuar kundër armikut në luftën imponuese ekonomike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109914-ruhani_populli_i_iranit_ka_rezistuar_kundër_armikut_në_luftën_imponuese_ekonomike
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se populli i Iranit gjatë tre viteve e gjysmë të luftës imponuese ekonomike ka duruar shumë vuajtje, mirëpo ka arritur të qëndrojë dhe rezistojë kundër armikut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 16, 2021 14:16 Europe/Tirane
  • Ruhani: Populli i Iranit ka rezistuar kundër armikut në luftën imponuese ekonomike

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se populli i Iranit gjatë tre viteve e gjysmë të luftës imponuese ekonomike ka duruar shumë vuajtje, mirëpo ka arritur të qëndrojë dhe rezistojë kundër armikut.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hasan Ruhani në mbledhjen e Qeverisë, tha: “Gjatë tre viteve e gjysmë të luftës ekonomike dhe sanksioneve të Iranit në shumë periudha kohore kemi arritur ta shndërrojmë kërcënimin në raste për zhvillim ose të neutralizojmë atë. Gjatë këtyre tre vite e gjysmë nuk kemi mundur të shfrytëzojmë naftën për sigurimin e buxhetit dhe vitin e kaluar pjesa e të ardhurave të naftës në buxhet ka qenë 2.5 %, mirëpo ne në këto rrethana kemi hartuar buxhetin pa të ardhurat e naftës shumë kush nuk mund të mendonte projektimin e buxhetit pa naftë. Në këtë kuadër kemi shitur aksionet e qeverisë për të kompensuar të ardhurat e naftës në buxhet dhe kjo ka qenë një punë e madhe që është realizuar këtë vit. Populli i Iranit dhe qeveria kanë bërë përpjekje së bashku në këtë drejtim dhe pavarësisht shumë vuajtjeve dhe vështirësive, kemi arritur të rezistojmë kundër armiqve”.

Ruhani duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet presidenciale të së premtes, tha: “Këtyre ditëve çështja më e rëndësishëm që ekziston para neve, është dita e premte që është dita e zgjedhjeve për ne gjithnjë kanë qenë të rëndësishme zgjedhjet dhe ato kanë qenë përcaktuese”.