Fillimi i maratonës së zgjedhjes së Presidentit të tetë të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109974-fillimi_i_maratonës_së_zgjedhjes_së_presidentit_të_tetë_të_iranit
Raundi i trembëdhjetë i zgjedhjeve presidenciale në Iran filloi në orën 7 të mëngjesit të sotëm, të Premten, 18 Qershor 2021 me kohën e Teheranit dhe populli iranian shkoi në qendrat e votimit për të zgjedhur fatin e tij.
(last modified 2025-09-04T21:16:49+00:00 )
Qershor 18, 2021 05:40 Europe/Tirane
  • Fillimi i maratonës së zgjedhjes së Presidentit të tetë të Iranit

Raundi i trembëdhjetë i zgjedhjeve presidenciale në Iran filloi në orën 7 të mëngjesit të sotëm, të Premten, 18 Qershor 2021 me kohën e Teheranit dhe populli iranian shkoi në qendrat e votimit për të zgjedhur fatin e tij.

Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, duke marrë pjesë në zgjedhje në minutat e para të votimit hodhi votën e tij në kutinë e lëvizshme të votimit nr. 110 në Huseinienë Imam Khomeini (ra). Votuesit iranianë do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mandatin e 13-të të Presidencës, në mandatin e 6-të të këshillave islamike të qyteteve dhe fshatrave dhe në mandatin e 5-të të Asamblesë së Ekspertëve të Lidershipit. Zgjedhjet do të vazhdojnë deri në orën 17 të pasdites dhe nëse është e nevojshme, do të zgjaten me lejen e Ministrisë së Brendshme. Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme të Iranit, 59 milion 310 mijë 310 njerëz kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje, ku përfshihen 29 milion e 980 mijë e 38 burra dhe 29 milion e 330 mijë e 269 gra. Të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Iranin do të presin qytetarët iranianë në përputhje me udhëzimet shëndetësore të miratuara nga Shtabi Kombëtar i Lufës Kundër Pandemisë së Koronavirusit.