Qershor 17, 2021 20:50 Europe/Tirane
  • Zarif niset drejt Turqisë

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Xhavad Zarif u largua të Enjten nga Teherani për në Antalia  për të marrë pjesë në Forumin e Diplomacisë (ADF) duke kryesuar një delegacion të rangut të lartë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Said Khatibzadeh deklaroi se Mohammad Xhavad Zarif do të fliste në samit mbi doktrinën e Iranit mbi fqinjësinë dhe do të shpjegonte politikat e Republikës Islamike në këtë drejtim. Ai vuri në dukje se në margjinat e samitit, Zarif do të takohet me disa zyrtarë të lartë dhe ministra të jashtëm pjesëmarrës dhe do të marrë pjesë gjithashtu në një takim trepalësh të ministrave të jashtëm të Iranit, Turqisë dhe Afganistanit. Mundësitë e reja për paqe dhe bashkëpunim në Kaukazin e Jugut, forcimi i solidaritetit rajonal, bashkëpunimi rajonal në Azi, marrëdhëniet me Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik, marrëdhëniet transatlantike, refugjatët dhe emigrantët, diplomacia ekonomike dhe tregtia, komunikimet dhe lajmet e rreme në internet janë çështjet më të rëndësishme që do të diskutohen në takimin e këtij viti të Forumit të Diplomacisë në Antalia. Forumi i Diplomacisë në Antalia do të hapet të Premten, 18 Qershor, me një fjalim nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

 

Tags