Nesër: Dita e zgjedhjes së Presidentit të tetë të Iranit
Zgjedhjet e trembëdhjeta presidenciale të Iranit do të mbahen nesër, e Premte, 18 Qershor 2021.
Raundi i trembëdhjetë i zgjedhjeve presidenciale në Iran fillon në orën 7 të mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në orën 17 të pasdites dhe nëse është e nevojshme, votimi do të zgjatet me lejen e Ministrisë së Brendshme. Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do të hedhë votën e tij në kutinë e lëvizshme të votimit nr. 110 në Huseinienë Imam Khomeini (ra). Votuesit iranianë do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mandatin e 13-të të Presidencës, në mandatin e 6-të të këshillave islamike të qyteteve dhe fshatrave dhe në mandatin e 5-të të Asamblesë së Ekspertëve të Lidershipit. Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme të Iranit, 59 milion 310 mijë 310 njerëz kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje, ku përfshihen 29 milion e 980 mijë e 38 burra dhe 29 milion e 330 mijë e 269 gra. Të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Iranin do të presin qytetarët iranianë në përputhje me udhëzimet shëndetësore të miratuara nga Shtabi Kombëtar i Luftës Kundër Pandemisë së Koronavirusit.