Khatibzade: Populli është fuqia e shtetit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110018-khatibzade_populli_është_fuqia_e_shtetit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në një mesazh në Twitter, ka theksuar se populli është fuqia e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 18, 2021 09:55 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Populli është fuqia e shtetit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në një mesazh në Twitter, ka theksuar se populli është fuqia e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në një mesazh të publikuar në Twitter ditën e premte, ka shkruar se populli është fuqia e shtetit të Republikës Islamike të Iranit.

Khatibzade në këtë mesazh ka shkruar: “Qytetarët iranianë anë e mbanë botës edhe një herë po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të përcaktuar rrugën e të ardhmes së vendit të vet nëpërmjet zgjedhjes së presidentit të ardhshëm. Në 42 vitet e kaluara, vota e qytetarëve e ka mbrojtur Republikën Islamike të Iranit”.